Telegrafi

Mjeku Fadil Beka: Veseli më 1998 më tha të shkojmë në Jabllanicë, sepse është plagosur Haradinaj (Video)

Mjeku i UÇK-së, Fadil Beka, përmes një video të postuar nga kreu i PDK-së, ka rrëfyer përvojën e tij të luftës me Veselin dhe Haradinajn.

“Me Kadri Veselin na lidhin shumë ngjarje të rëndësishme gjatë periudhës së luftës. Unë do ta potencoja 24 marsin e vitit 1998 kur në zonën e Dukagjinit është plagosur Ramush Haradinaj. Kërkesa e Kadri Veselit ka qenë që, së bashku me mua si mjek, të shkojmë në Jabllanicë, sepse është një shok i yni i plagosur, një shok i mirë, një luftëtar i mirë, prandaj është e domosdoshme dhe duhet të shkojmë atje”, rrëfen mjeku i UÇK-së.

Ai thotë se rruga ka qenë me shumë peripeci, por Kadri Veseli insistonte të shkonim.

“Çdo histori e ka një fillim. Ramushi dhe unë kemi dëshmuar lidership në të kaluarën. Jemi liderët që do të mundësojmë një Fillim të Ri për republikën tonë. E falënderoj Dr. Fadilin për këtë rrëfim. Më ka emocionuar shumë. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.