Site icon Telegrafi

Mjeku estetik Skerdi Faria: Luana nuk ka bërë ndërhyrje (Foto/Video)

I konsideruar si doktori i VIP-ave, Skerdi Faria ishte i ftuar në programin Një kat më lart me Ermal Peçin.

Biseda me të nuk mund të ishte larg temës së diskutuar të operacioneve plastike dhe mohimit ose jo, që i bëjnë personazhet e ekranit atyre.

Prezantuesi i ka treguar disa personazhe, mes të cilave edhe Iva Aliko e Luana Vjollca, transmeton IN TV.

Kanë mjaftuar disa sekonda që ta shohë Ivën në ekran dhe Skerdi nisi të qeshte duke thënë kaloni një faqe tjetër.

Më pas ka thënë duke qeshur: “Është totalisht bio”, për të vazhduar se Iva është flori dhe se s’ka asgjë të keqe që të bësh ndërhyrje.

(Foto: Instagram/LuanaVjollca)

Befasues ishte komenti i tij për Luana Vjollcën. Sipas tij, edhe pse komentohet shumë, Luana nuk ka ndërhyrje.

“Ajo mund të ketë hequr dhjamë në disa zona dhe i ka vendosur në vithe”, ka shtuar Skerdi duke theksuar së për ndërhyrje nuk beson.

(Foto: Instagram/ RashelKolaneci)

Për Rashel Kolanecin ka deklaruar se nuk ka pasur intervenim në buzë.

(Foto: Instagram/LuanaVjollca)
Exit mobile version