Telegrafi

Mjeku dhe infermierja nga Londra martohen në spital, për shkak të pandemisë së coronavirusit

Një mjek dhe infermiere që u detyruan të anulojnë dasmën e tyre për shkak të pandemisë së coronavirusit, janë martuar në spitalin ku punojnë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jann Tipping (34 vjeçe) dhe Annalan Navaratnam (30 vjeç), nga Tulse Hill në Londër, planfikuan të kurorëzohen në gusht, por kishin frikë se familjet e tyre nuk do të mund të udhëtonin nga Irlanda Veriore dhe Sri Lanka për shkak të COVID-19.

Në vend të kësaj, çifti i cili punon në spitalin Saint Thomas në Londër – vendosi të martohej sa më shpejt të jetë e mundur.

Jann, një infermiere e urgjencës, tha që ata ishin shumë me fat, pasi ekipi që i pagëzoi atë udhëtoi me milje gjatë kësaj pandemie. /Telegrafi/