Telegrafi

Pas infektimit me COVID, mjeku i Bidenit del me deklaratë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ende një “kollë dhe zë të ngjirur, por simptomat e tij vazhdojnë të përmirësohen në mënyrë të qëndrueshme”, sipas një përditësimi nga mjeku i tij.

Presidenti amerikan aktualisht është i izoluar në shtëpinë e tij në Delaware pas infektimit me COVID-19.

“Pulsi i tij, presioni i gjakut, ritmi i frymëmarrjes dhe temperatura mbeten absolutisht normale”, tha Dr. Kevin O’Connor në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, shkruan skynews.

“Furnizimi i tij me oksigjen vazhdon të jetë i shkëlqyer. Mushkëritë e tij mbeten të pastra”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se Biden përfundoi dozën e tij të gjashtë të Paxlovid, ilaçi që lidhet me uljen e rrezikut të shtrimit në spital ose vdekjes.

Dr. O’Connor tha gjithashtu se Biden ka një variacion COVID që përbën rreth një të tretën e infeksioneve të reja në SHBA. /Telegrafi/