Mjeku nga Klinika e Toksikologjisë, Niko Beqarovski thotë se coronavirusi është si një snajperist shumë i mirë.
Sipas tij, virusi është i padukshëm, i qetë dhe i fshehtë dhe vetëm dje plagosi të paktën 999 persona dhe vrau 14 persona.
“Dhe kur shteti është mbushur me ‘snajperistë’, është normale të kufizohet lëvizja në mënyrë që të zvogëlohen viktimat. Pajtohem plotësisht se ata që tashmë janë ‘plagosur’ nga ky vrasës më mirë dinë të mbrohen nga ne të ‘trajnuarit’, ndërsa ‘civilët’ të cilët nuk besojnë se jemi në shënjestër, një ditë do ta kuptojnë se kufizimi i lëvizjes ndoshta ua ka shpëtuar jetën”, shkruan Beqarovski.
Ai shton se janë dhënë tepër viktima, ndërsa gjeneralë ka me mijëra pas përfundimit të luftës , ndërsa tani duhet të ketë vetëm një.
Ndryshe, sot në Maqedoni u regjistruan mbi një mijë raste të reja dhe 15 viktima./Telegrafi/