Pneumologu Anibal Byberi ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.
Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficiencës së rëndë respiratore.
“Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin ‘Mjekë për Shqipërinë’”, njofton ministria e Shëndetësisë.
Byberi është i mjeku i tretë në Shqipëri që ndërron jetë si pasojë e COVID-19, pas Hysni Shkjaut dhe Arjan Pushit. /Tch/