Një mjek në Misuri të SHBA-së ka publikuar një video sensibilizuese rreth rëndësisë së vendosjes së maskës në fytyrë.
Kenneth Remy i tha BBC-së se “mbajtja e një maske nuk është aq e pakëndshme sa të vendosësh një copë plastike në rrugët e frymëmarrjes”.
“Kështu është kur ju merrni frymë 40 herë në minutë, keni nivele oksigjeni që bien nën 80. Kështu do të duket. Shpresoj që momentet e fundit të jetës tënde të mos duken kështu” , shprehet mjeku në video, transmeton Telegrafi.
“I hope that the last moments of your life don’t look like this”
A doctor in Missouri has made a video simulating what a patient dying from Covid-19 might see – in a bid to urge people to wear face maskshttps://t.co/X0aLsy4hdC pic.twitter.com/f8Fotu9tgC
— BBC News (World) (@BBCWorld) November 26, 2020
Ai tha se ndihej i detyruar të publikonte videon pasi vuri re ndikimin e vdekjes së një pacienti te ekipi mjekësor.
“Një paciente e imja nuk ka mundur të jetonte. Duke parë një nga koleget që dukej e lodhur dhe unë mund ta vija re sa kishte ndikuar tek ajo kjo situatë. Dhe kështu, në atë moment, shkova në një dhomë dhe bëra këtë video”, përfundoi mjeku amerikan.
Ndryshe, mbi 60 milionë njerëz në nivel global janë infektuar me coronavirus gjersa kanë vdekur rreth 1.5 milion njerëz. /Telegrafi/