Mjeku Kenneth Remy nga Missouri në SHBA, ka publikuar një video në të cilën tregon se si përafërsisht duken momentet e fundit të një pacienti që vdes nga coronavirusi.
“Ju lutem, më dëgjoni. Nuk dua të jem personi i fundit që do ta shikoni me ata sytë e juaj”, ka shkruar Remy përbri videos së publikuar në Twitter, transmeton Telegrafi.
“Kështu duket kur merrni frymë 40 herë në minutë, dhe kur niveli i oksigjenit ka rënë nën 80. Kështu do të duket. Shpresoj që momentet e fundit të jetës nuk do t’ju duken kështu. Sepse këtë do ta shihni në fund të jetës, nëse nuk fillojmë të bartim maska”, ka paralajmëruar mjeku amerikan.
Please listen as this is dire. I don’t want to be the last person that looks in your frightened eyes. #MaskUp @DrKenRemy1 @WUSTLmed pic.twitter.com/qwb4eERlfE
— Kenneth E. Remy, MD, MHSc, FCCM (@DrKenRemy1) November 21, 2020
Gjithashtu ka theksuar se është shumë e rëndësishme të respektohet distanca fizike dhe të praktikohet sa më shpesh pastrimi i duarve.
Për BBC, Remy tha se videon e ka publikuar për të paralajmëruar të gjithë se duhet patjetër të bartin maskat.
“Bartja e maskës nuk është as për së afërmi e papërshtatshme si ndjenjë kur në gojë dikush ua fut një tub të plastikës”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/