Site icon Telegrafi

Mjekra e Qosjes dhe qentë që përhapin tërbimin!

Akademiku Rexhep Qosja, në profilin e tij në Facebook, ka postuar një fragment nga romani “Një dashuri dhe shtatë faje”, shoqëruar me një foto ku shihet goja dhe mjekra e tij.

“Terri i mbyll njerëzit nëpër shtëpi, por ua çel gojën qenve. Tani mund të lehin sa të duan, mund t’i turren njëri–tjetrit, mund t’u turren edhe qytetarëve që punojnë në ndërresën e natës, por mund ta përhapin edhe sëmundjen e tërbimit, që është zbuluar te tri dhelpra e tre qenë! E qentë po lehin, po turren dhe po e përhapin tërbimin! Ajme! Kur shtohen qentë në rrugë pakësohen njerëzit në qytet! Ajme! (Pjesë nga romani “Një dashuri dhe shtatë faje” Rexhep Qosja)”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Terri i mbyll njerëzit nëpër shtëpi, por ua çel gojën qenve. Tani mund të lehin sa të duan, mund t’i turren njëri–…

Posted by Rexhep Qosja on Wednesday, March 9, 2016

Exit mobile version