Site icon Telegrafi

Mjekja thotë se Trump dukej qartë se kishte vështirësi në frymëmarrje, derisa shfaqet në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë – pas kthimit nga spitali!

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ndihej ‘shkëlqyeshëm’ dhe u tha njerëzve të mos lejonin që virusi ‘të mbizotërojë jetën tuaj’, në një video të filmuar në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit të tij nga spitali Walter Reed.

Por, siç shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi, mjekët e presidentit thonë se ai mund të mos jetë “ende plotësisht jashtë vështirësive”.

Madje, siç shkruan mediumi në fjalë, Trump, 74 vjeç, dukej se ishte në vështirësi derisa po merrte frymë, ndërsa qëndronte në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë, me një mjek që tha se ai ishte ‘qartë në gjendje të vështirë me frymëmarrjen e tij’.

Ndërkohë siç shkruan Metro, përcjell Telegrafi, gjendja e njohur si ‘Covid i gjatë’ ka lënë shumë pacientë me coronavirus me vështirësi në frymëmarrje, lodhje kronike dhe mjegull të trurit muaj pasi u sëmurën me virusin.

Dhe dr. Zoe Norris tha se Trump nuk dukej mirë në fotografitë dhe videot nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo i tha BBC Breakfast: “Ai është qartë në gjendje të vështirë me frymëmarrjen e tij. Ky nuk është një njeri që është më i mirë”.

Përveç këtyre, shkruan më tej Daily Mail, mesazhi shpërfillës i presidentit – ‘mos kini frikë nga COVID, mos e lini të dominojë jetën tuaj’ – u ndesh menjëherë me zemërim nga kritikët të cilët thanë se po i vinte amerikanët në rrezik.

Biden, 77, tha të hënën në mbrëmje se presidenti ishte ‘përgjegjës’ për infeksionin e tij COVID-19.

“Kushdo që kontrakton virusin duke thënë në thelb, maskat nuk kanë rëndësi, distancimi shoqëror nuk ka rëndësi, unë mendoj se është përgjegjës për atë që u ndodh atyre”, tha Biden pasi Trump pozoi pa mbuluar fytyrën. /Telegrafi/

Exit mobile version