Site icon Telegrafi

Mjekja shqiptare në Gjermani: Bashkatdhetarët çuditen pse në Kosovë hezitojnë të vaksinohen kundër COVID-19

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg ka folur për situatën pandemike në Gjermani.

Ajo thotë se mortaliteti në këtë vend është shumë i ulët dhe tashmë rreth 60% e qytetarëve janë vaksinuar.

Mjekja thotë se për dallim nga Zvicra ku shqiptarët jetojnë në afërsi me njëri tjetrin, në Gjermani janë më të shpërndarë.

Ajo thotë se në bazë të informatave që ka nga kolegët që punojnë në reparte vaksinimi anë e mbanë Gjermanisë, ka të dhëna inkurajuese edhe për vaksinimin.

“Kemi një përqindje shumë të mirë të atyre që duan të vaksinohen dhe aspak nuk e vënë në dyshimin procesin e vaksinimit. Madje edhe ata vet çuditen me bashkatdhetarët në Kosovë dhe vendasit që hezitojnë të vaksinohen”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Dollenberg thotë se në Gjermani nuk ka ndonjë thirrje të caktuar për shqiptarët për t’u vaksinuar ashtu siç ndodhi në Zvicër.

“Nuk e  kemi as edhe paragjykimin se shqiptarët janë ata që e sjellin coronavirusin në Zvicër”.

Mjekja thotë se shqiptarët në Gjermani janë të integruar shumë mirë.

“Gjermania e pëlqen integrimin e shqiptarëve në shoqërinë gjermane”, thotë tutje mjekja shqiptare që jeton dhe punon në Gjermani./Telegrafi/

Exit mobile version