Site icon Telegrafi

Mjekja refuzon ta pranojë pesëvjeçaren për kontroll pasi ishte vonuar 4 minuta, ndërron jetë pesë orë më vonë (Foto)

Një vajzë pesëvjeçare ka ndërruar jetë pasi mjekja refuzoi ta pranojë për një kontroll.

Ellie-May Clark dhe nënës së saj i është thënë se ishin vonuar për kontroll dhe se duhet të kthehen të nesërmen të njëjtën kohë, por pesë orë më vonë, vajza ka ndërruar jetë nga sulmi i astmës, transmeton Telegrafi.

Mjekja ka refuzuar të komentojë rastin, derisa familja e vajzës është duke kërkuar të fillojnë hetimet.

Ellie-May dhe nëna e saj ishin vonuar disa minuta në terminin e rezervuar ditë më parë për një kontroll, pretendon gjyshja e saj, kurse nëna dhe e bija kishin paralajmëruar paraprakisht mjekët se mund të vonohen për disa minuta.

Por mjekja Joanne Rowe nuk i kishte pranuar. D he ky vendim sipas gjyshes së vogëlushes, i kushtoi me jetë mbesës së saj.

Ellie-May vuante nga astma dhe mbi pesë herë ishte shtrirë në spital. Por edhe pse mjekja ishte paralajmëruar se vogëlushja vuan nga astma që po i rrezikon jetën, mjekja prapë se prapë nuk e kishte pranuar.

Atë ditë Ellie-May nuk ndihej mirë në shkollë, dhe për këtë arsye ishte lëshuar më herët të shkojë në shtëpi. Ndërkaq nëna e saj kishte caktuar termin për orën 17:00, kurse në spital ishte paraqitur në orën 17:04.

Dhe pasi që nuk ishin pranuar nga mjekja, Ellie-May dhe nëna e saj ishin kthyer në shtëpi, kurse telefonatën drejtuar ndihmës së shpejtë e kishin realizuar në orën 22:35 kur Ellie-May pësoi sulm, ku si pasojë mbeti pa frymë. Për fat të keq mjekët nuk arritën ta shpëtojnë.

Lidhur me rastin nëna e të ndjerës nuk ka mundur të bisedojë me gazetarët, por këtë gjë e ka bërë gjyshja.

“Po ndihemi tmerrësisht keq. Mendoj se mjekja Rouwe duhet të përfundojë në burg. Nuk po mund ta besoj se si ky rast nuk i ka bërë farë përshtypje. Ajo madje as nuk na ka kërkuar falje”, ka deklaruar gjyshja e të ndjerës Ellie-May.

Mjekja Rouwe ushtron detyrën e pediatres mbi 22 vite, kurse hetimet rreth këtij rasti kanë konstatuar se ajo nuk e kishte marrë parasysh historinë e sëmundjes së vogëlushes. Ajo kishte pretenduar se në ato momente kishte qenë duke u marrë me pacientë tjerë, por hetimet e kanë dëshmuar të kundërtën. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version