Site icon Telegrafi

Mjekja ka treguar hilenë me të cilën maska kirurgjike mund të jetë njësoj efikase si edhe maska N95

Olivia Cuid, nga Kanadaja, është stomatologe e cila në Tik-Tok ka treguar se si të vihet më mirë maska e zakonshme kirurgjike për të qenë më efikase dhe thotë që në mungesë të maskës N95 edhe kjo bën punë të shkëlqyeshme

Shumica e njerëzve, thotë ajo, posaçërisht ata me fytyrë të imët, ka problem me maskat, sepse anash shfaqen zbrazëti për shkak të së cilës fytyra është e ekspozuar më shumë seç duhet, ndërkaq Olivia ka treguar zgjidhjen për këtë, transmeton Telegrafi.

Siç thotë ajo, duhet bërë kështu:

– Para së gjithash, lani duart, sepse me maska duhet vepruar vetëm kur janë duart plotësisht të pastra.

– Lakojeni maskën për së gjati në gjysmë.

– Lidhni një nyjë në llastik, sa më afër maskës.

– Hapni maskën.

– Zbrazësia e vogël e cila do të shfaqet futeni nga se cila anë.

– Në mungesë të maskës N95, kjo mund të shërbejë si alternativë e mirë, ka thënë Olivia, duke treguar që në atë mënyrë maska më së miri përshtatet në fytyrë. /Telegrafi/

♬ original sound – oliviacuidmd

Exit mobile version