Ish-mjekja e Chelseat, Eva Carneiro ka hedhur poshtë ofertën një ofertë të majme të klubit.
Skuadra londineze i ka ofruar një dëmshpërblim prej 1.2 milion eurosh, në mënyrë të ndalet procesi gjyqësor kundër ekipit të presidentit Roman Abramovich.
Gjithashtu është pohuar se Carneiro ka hedhur poshtë edhe ofertën e rikthimit në punë si mjekja kryesore e klubit të Chelseat, transmeton Telegrafi.
Carneiro ka ngritur një kallëzim penal kundër Jose Mourinhos dhe ekipit londinez, ku ky i fundit e largoi mjeken në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për diskriminim seksual.
Seanca ka filluar të hënën në mëngjes në Londër dhe pritet të zgjasë në mes të shtatë dhe 10 dite. /Telegrafi/