Site icon Telegrafi

Mjekja e Ndihmës së shpejtë sulmohet fizikisht teksa trajtonte një pacient në rajonin e Shkupit

Një person nga Shkupi është paditur penalisht pasi që ka sulmuar fizikisht një mjeke të Ndihmës së shpejtë.

Sipas policisë, mjekja 53 vjeçare ka qenë duke i ndihmuar një pacienti në Vollkovë të Shkupit, kur edhe është sulmuar fizikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, pasdite, ndërsa mjekja ka qenë duke e trajtuar personin D.T.

Në ato momente, M.T e ka sulmuar. Policia ndërmori masat e duhura për ta ndriçuar rastin./Telegrafi/

*Foto nga Arkiva

Exit mobile version