Site icon Telegrafi

Mjekiqi: Koha, të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se nëpërmjet përfaqësimit në këtë parti do të mundohet t’i shërbejë popullit dhe shtetit të Kosovës.

Mjekiqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Koha në të cilën unë po i bashkohem LDK-së nuk është më e mira për të. Në zgjedhjet e fundit LDK mori përqindjen me të ulët të votave që nga themelimi i saj para 30 vjetësh”.

“E kuptoj që shumë prej jush ndiheni të zemëruar me këtë rezultat”.

“Por, është koha më e mirë për mua dhe shumë të tjerë të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal, aty ku e ka vendin. Spektri politik në Kosovë është i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës, për zhvillimin e së cilës punuan me shumë mund e sakrificë gjenerata të shumta nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova”, ka shkruar ajo.

“Nëpërmjet përfaqësimit në LDK, nën udhëheqjen e Lumirit, unë do të mundohem t’i shërbej popullit dhe shtetit të Kosovës. Ju faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Mjekiqi. /Telegrafi/

Exit mobile version