Telegrafi

Mjekimi në spital më i rrezikshëm se fluturimi me aeroplan

Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Liam Donaldson- i angazhuar rreth çështjeve të sigurisë së pacientëve- ka deklaruar se gabimet në mjekim nëpër spitale janë 1:10, ndërsa gjasat për të vdekur si pasojë e këtyre gabimeve janë 1:300.

Ndërkaq, duke krahasuar me vdekjet si pasojë e aksidenteve të aeroplanëve, ai ka thënë se në raste të tilla vdesin një nga dhjetë milionë udhëtarë.

Prandaj, ka thënë Donaldson, shëndetësia ka edhe shumëçka për të përmirësuar. Sipas tij, më shumë se 50 për qind e infeksioneve spitalore mund të parandalohen nëse punëtorët shëndetësorë do t’i lanin duart me ujë me sapun ose preparate me bazë alkooli, para se t’i afrohen pacientit. /Telegrafi/