Telegrafi

Mjekimi i rënies së flokëve

Ekzistojnë produkte të cilat kanë treguar sukses në daljen e sërishme të flokëve (përfshirë edhe produktet e dëshmuara shkencërisht si Finasteride dhe Minoxidil). Preparatet e ndryshme të cilat janë në treg me strukturë të ngjashme kimike dhe me përbërës të njëjtë aktiv, kanë efekt të njëjtë dhe janë shumë më lirë.

Mjekimi më i suksesshëm i rënies së flokëve duhet të bazohet në shumë aspekte. Megjithatë, ekzistojnë tri parime të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme për të siguruar sukses dhe për t’iu shmangur gabimeve të cilat do ta pengonin efektin e trajtimit.
Këto janë:
– Nënshtrimi ndaj trajtimit të dëshmuar shkencërisht,
– Bërja e vazhdueshme e fotografive dhe krahasimi i tyre, dhe
– Duhet të jeni të durueshëm.

Mesatarja e trajtimit të humbjes së flokëve merr një kohë nga gjashtë deri në tetë muaj për të pasur sukses, nganjëherë mund të kalojnë 24 muaj për t’u vërejtur rezultatet optimale. Kjo kohë është e nevojshme për shkak të ciklit të flokëve. Procesi i rënies së flokëve është një proces miniaturizimi, i cili ndodh për disa vite.

Rënia e flokëve shkon në mënyrë ciklike. Ato rriten në një cikël në mënyrë pasive, ndërsa pastaj rriten përsëri pas disa muajsh. Secilën herë ato bëhen më të holla, më të shkurta dhe me më pak pigment. Pas një periudhe kohore ato mbesin aq të vogla saqë më nuk shihen.

Veprimi i produkteve të cilat mjekojnë rënien e flokëve mbështet pikërisht pengimin e progresit të këtij cikli. Ato veprojnë në flokët e dëmtuara, flokët e holla dhe të dobësuara, kanë ndikim në përforcimin e rrënjës së flokëve, si edhe parandalojnë dëmtimin e flokëve të shëndosha. /Telegrafi/