Site icon Telegrafi

Mjekët u përulën para trupit të vajzës, zemra e së cilës u transplantua te 27 vjçari

Mjekët u përulën para grupit të vajzës e cila humbi jetën në aksident, zemra e së cilës u tranplantua në trupin e 27-vjeçarit.

Fotografinë historike të përuljes e publikoi ministri i Maqedonisë, Venko Filipçe i cili shkroi se jeta e vajzës në mënyrë tragjike përfundoi, por zemra e saj shpëtoi një jetë të re.

Lexo po ashtu Transplantohet zemra për herë të dytë në Maqedoni

“Nuk ka fjalë për të shfaqur falënderim për familjen. Nuk ka fjalë për të cilat mund të përshkruhet alturizmi dhe madhështia e dhënies së organeve. Në momente të pikëllimit të madh të merret vendim për dhurim të organeve është definicioni i humanitetit”, tha Filipçe./Telegrafi/

Exit mobile version