Mjekët rusë u përpoqën për më shumë se 30 minuta për të rikthyer në jetë Alexei Navalnyn, liderin e opozitës ruse që vdiq në burg, njoftoi spitali lokal dhe raportoi Interfax.
“Mjekët që mbërritën në vendngjarje vazhduan reanimacionin e kryer tashmë nga mjekët e burgut. Ata e bënë atë për më shumë se 30 minuta. Megjithatë, pacienti vdiq”, njoftoi spitali publik në qytetin Labitnangi, i cili ndodhet pranë kolonisë së burgut në për të cilin Navalni kreu një dënim të gjatë me burg, transmeton telegrafi.
Shërbimi Federal i Burgjeve i Qarkut Autonom Yamalo-Nenets tha në faqen e tij të internetit se Navalny “u ndje keq” pas ecjes së së premtes dhe “pothuajse menjëherë humbi vetëdijen”.
Në njoftimin për shtyp thuhet se personeli mjekësor është thirrur por nuk ka mundur ta ringjallë atë. Shkaku i vdekjes së Navalny është duke u përcaktuar, shtuan ata.
Një numër liderësh perëndimorë fajësojnë regjimin në Moskë dhe presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Alexei Navalny. /Telegrafi/