Site icon Telegrafi

Mjekët tregojnë se me çfarë ilaçe po e trajton coronavirusin Donald Trump

Brian Garibaldi

Që prej testimit pozitiv për coronavirus, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka marrë një numër ilaçesh të ndryshme, zbulojnë mjekët e tij.

Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i është dhënë oksigjen shtesë dy herë deri më tani, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley gjatë një konferencë për shtyp në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Mjekët e Presidentit thanë se ka pasur dy episode kur Trumpit i kishte rënë niveli i oksigjenit – por nuk zbuluan në mënyrë të qartë se sa herë i kishin dhënë oksigjen, raporton CNN.

“Të dy herë, ai mori pak oksigjen dhe u shërua menjëherë”, tha Conley, transmeton Telegrafi.

Sean Conley

Një nga mjekët që kujdesin për presidentin tha se ai mori dozën e tretë të remdesivir. Mjeku tha se veshkat dhe mëlçia po i funksionojnë mirë presidentit.

“Plani ynë është t’i japim atij trajtimin e katërt të remdesivir këtë mbrëmje para se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe ne kemi bërë marrëveshje për t’i dhënë dozën e pestë dhe të fundit para se të nis trajtimin në Shtëpinë e Bardhë”, tha Brian Garibaldi.

Lexo po ashtu Mjekët e presidentit amerikan: Trumpi do të vazhdojë trajtimin në Shtëpinë e Bardhë

Ky i fundit gjithashtu konfirmoi se i pari i Shteteve të Bashkuara është duke marrë deksametazon.

Ndryshe, Trump ka pohuar gjatë ditës së sotme se do të largohet nga spitali ushtarak i Marylandit. /Telegrafi/

Exit mobile version