Site icon Telegrafi

Mjekët i thonë familjes së babai ka vdekur, ata e gjejnë të gjallë në morg në Kolumbi

67 vjeçari Juan Jose Munoz Romero u dërgua dje me urgjencë në një klinikë në Kolumbi me presion të lartë të gjakut dhe pas dy orësh doktorët thanë se pacienti kishte vdekur. Por familja nuk mund ta shihte trupit prej protokollit të sigurisë së coronavirusit.

Familjarët e tronditur kërkonin me çdo kusht të shinin të dashurin e tyre dhe hynë me forcë në morg, ku çuditërisht e gjetën të gjallë babanë e tyre, raporton TCh.

E bija e Juan kishte hyrë në morgun e spitalit dhe thotë se e gjeti atë zgjuar dhe duke marrë frymë. Ndërkohë doktorët ende përpiqeshin ta bindnin atë se Juan ka vdekur.

Vëllai Martin tha për mediat: “Motra ime nuk e besonte përgjigjen dhe vendosi ta merrte me forcë trupin prej andej, për ta çuar në një klinikë tjetër. Por gjatë kësaj kohe morgu e kishte influencuar babain dhe po vuante nga ishemia”.

Ishemia është kufizimi i furnizimit me gjak të indeve, që sjell mungesë oksigjeni.

Juan është aktualisht gjallë, duke u trajtuar në klinikën La Concepcion.

Autoritetet nuk kanë komentuar mbi ngjarjen dhe familjarët po marrin në konsideratë veprim ligjor kundër klinikës.

 

Exit mobile version