Telegrafi

Mjekët suedezë transplantojnë mitrën

Specialistët e Universitetit të Goeteborgut kanë njoftuar se operacioni i transplantimit është realizuar mbi dy paciente, më 15 dhe 16 shtator. Njëra prej pacienteve kishte hequr mitrën e saj shumë kohë më parë për shkak të kancerit, kurse pacientja tjetër kishte lindur pa të. Të dyja janë në të tridhjetat.

Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, udhëheqësi i ekipit mjekësor, Mats Brannstrom, ka bërë të ditur se të dyja pacientet janë në gjendje të mirë, ndonëse të lodhura pas operacionet. Nënat e tyre ndërkaq janë në gjendje shumë të mirë dhe do të dalin nga spitali pas pak ditësh.

Vitin e kaluar, mjekët në Turqi kanë pohuar se kishin realizuar një transplantim të suksesshëm të mitrës, nga një person i vdekur te një grua e re. /Telegrafi/