Site icon Telegrafi

Mjekët suedezë sterilizojnë pacientin e gabuar

Sipas të dhënave nga padia e ngritur në Bordin kombëtar për shëndetësi dhe mirëqenie, pacientit i cili më 22 qershor ka ardhur për të bërë biopsinë e prostatës gabimisht i është vazektomia. Ndryshe, sterilizimi tek meshkujt apo vazektomia është një intervenim që i mbyll tubat mashkullore që bartin spermatozoidet në organin gjenital mashkullor.

Në fakt, mjekët kanë “harruar” të vërtetojnë identitetin e pacientit dhe kanë kryer vazektominë e cila ka qenë e caktuar të kryhet në pacientin i cili dashur të operohet më 23 qershor.

Ende nuk dihet se çfarë sanksionesh do të pasojnë për klinikën dhe mjekët të cilët e kanë kryer operacionin.

Exit mobile version