Simulimi është bërë përmjet një injeksioni që e lë njëriun pa ndjenja, njësoj sikur sapo ka marrë një goditje në kokë. Nga monitorimi është vërejtur se edhe pse në humbje ndjenjash, pjesë të ndryshme të trurit komunikojnë me njëri-tjetrin.
Studimi po kryhet nga një ekip i Kongresit të Anestezisë Evropiane në Amsterdam, dhe ka për qëllim, të zbullojë aktivitetin e trurit pas një goditje. “Në këtë mënyrë ne do të dijmë si të veprojmë me pacientët që sapo kanë marrë një goditje”, – është shprehur professor Brian Pollard.
Megjithatë, ky studim sapo ka nisur. Mjekëve do t’u duhet mjaft kohë përpara se të arrijë në konkluzione të mirëfillta shkencore. /BBC/