Mjekë specialistë dhe specialistët e ardhshëm të Fakultetit të mjekësisë në Universitetin Kirili dhe Metodi, kanë reaguar ndaj Ministrisë së shëndetësisë në lidhje me konkurset e shpallura, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Ministria është duke vepruar me propagandë populiste në kurriz të specialistëve, duke e konsideruar si të dështuar reformën për bashkëfinancim të specialistëve privatë.
Mjekët specialistë dhe specialistët e ardhshëm thonë se programi i bashkëfinancimit nuk do ta zgjidh problemin me mungesën e kuadrit në Maqedoni./Telegrafi/