Site icon Telegrafi

Mjekët rusë operuan një pacient, derisa zjarri përfshiu objektin spitalor

Një ekip mjekësor në një spital rus përfundoi me sukses një operacion në ‘zemër të hapur’ në një pacient, derisa zjarrfikësit luftuan për të frenuar zjarrin që përfshiu çatinë e ndërtesës së vjetër.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, më shumë se 120 njerëz u evakuuan si dhe nuk u raportuan lëndime në këtë spital i cili gjendet në qytetin Blagoveshchensk në lindjen e largët.

Operacioni vazhdoi falë një kabllo elektrike të urgjencës që drejtohet në teatrin operativ në katin përdhes.

Pacienti i cili ishte në operacion gjatë këtij incidenti u evakuua më vonë.

Kirurgu kryesor, Valentin Filatov, tha që ekipi i tij duhej ta shpëtonte këtë person si dhe kishin bërë gjithçka.

Tetë mjekë dhe infermierë u përfshinë në operacionin dy orësh, i cili filloi pak para se të shpërthente zjarri. /Telegrafi/

Exit mobile version