Telegrafi

Mjekët rrëfejnë fjalët më të çuditshme që kanë dëgjuar nga pacientët, para se të vdisnin

Një nga përdoruesit e internetit ka kërkuar nga mjekët për të ndarë fjalët e fundit – më interesante – që ata kanë dëgjuar nga pacientët e tyre, në momentet para vdekjes së tyre.

Nga rrëfimet e mjekëve, përcjell Telegrafi, ai ka nxjerr shumë deklarata interesante.

Veterani i Luftës së Dytë Botërore

Disa njerëz në momentet e fundit të jetës së tyre fillojnë të flasin për gjërat e kaluara.

Një rast i tillë ka qenë edhe një nga veteranët e Luftës së Dytë Botërore, duke filluar të luste ushtarët nazistë për jetën e tij.

“Kjo është e gjitha. Ju jeni të lirë”, kishte thënë ai.

Kjo gjë e kishte ndihmuar atë që të vdiste në heshtje.

Ndjenjë e humorit

Një nga pacientët shumë të trashë, përcjell Telegrafi, i cili kishte vuajtur nga diabeti shpesh kishte bërë shaka rreth gjendjes së tij shëndetësore, por nuk u mërzit për të ndryshuar zakonet e tij.

Pasi i kishin prerë këmbën ai i kishte thënë mjekut: “Tash po ndihem më lehtë!”

Këto dolën të ishin fjalët e tij të fundit, për shkak se disa minuta më vonë vdiq nga një atak në zemër.

Dhoma e mbushur me njerëz

“Pse të gjithë këta njerëz në dhomën time?”

Infermierja u kthye për të parë, por dhoma ishte bosh. Kur ajo u kthye për të parë pacientin, ai tashmë kishte vdekur.

I zemëruar deri në fund

Zakonisht pacientët thuhet të jenë të qetë në momentet e fundit të jetës së tyre, por disa të tjerë mbeten të nervozuar me botën.

Njëri ndër ta ishte edhe një njëzetvjeçar, pjesëtar i një bande kriminale.

Në momentet e fundit, ka qenë nëna e tij ajo që i kishte kërkuar që të lutej, gjë për të cilën kishte marrë përgjigje me të shara.

Vetëm një moment më vonë, ai e kishte kthyer kokën, pas së cilës gjë edhe kishte vdekur.

Familja kishte mbetur pa fjalë.

Rrobat e reja

Dy djem ishin duke luajtur me një shkrepëse afër një lumi, pikërisht në momentin kur kishte shpërthyer një gyp i naftës, me çka edhe kishte ardhur deri tek një zjarr i madh. Të dy djemtë kishin pësuar djegie dhe në gjendje të rëndë ishin dërguar në spital.

“Mamaja do të hidhërohet me mua sepse i kam djegur rrobat”, kishte thënë njëri prej tyre, para se të vdiste. /Telegrafi/