Site icon Telegrafi

Mjekët realizojnë transplantin e dytë të fytyrës

Operacioni i kryer nga një staf prej 30 kirurgësh në spitalin e Masacusets, përfundoi me sukses pas plot 15 orësh.

Ky ishte transplantimi i dytë total i fytyrës, ndërsa rasti i parë u regjistrua vitin e shkuar në Barcelonë.

Në vitin 2005 në Francë u regjistrua transplanti i parë i këtij tipi, por me ndërhyrjen e mjekëve vetëm në disa pjesë të fytyrës, duke arritur para 2010 deri në masën 80 përqind të fytyrës. /Telegrafi/

Exit mobile version