Telegrafi

Mjekët po testojnë transplantin e mitrës: Pas 10 vitesh, do të lindin edhe meshkujt!

Një grup mjekësh në një klinikë në Klivlend, në Ohio, kanë nisur kërkimet për gjetjen e kandidatëve të gatshëm për të kryer transplant të mitrës.

Doktoresha Karine Chung pohon se nuk ka shumë ndryshime midis anatomisë së femrës dhe të mashkullit. Ajo thotë se herët apo vonë dikush do të arrijë ta kryejë këtë transplant.

Doktoresha sqaron se për t’ia arritur qëllimit, ndër të tjera, duhen lidhur vazat e gjakut me mitrën e vendosur në trupin e mashkullit, si edhe duhet ulur edhe niveli i testosteronit, nëpërmjet një terapie hormonale.

Nga ana tjetër, specialistët amerikanë shprehen se përveç vështirësive të eksperimentit, një pengesë janë edhe kostot e ndërhyrjes, si edhe aspekti etik.

Mbetet për t’u parë nëse njerëzimi është gati ta pranojnë një mashkull shtatzënë. /TV Klan/