Site icon Telegrafi

Mjekët pa kufij refuzojnë ndihmën financiare nga BE­ja për shkak të emigrantëve

Grupi humanitar ndërkombëtar ‘Mjekët pa kufij’ sot bëri të ditur se nuk do ta pranojë më ndihmën financiare nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare në shenjë proteste për shkak të politikës së saj ndaj krizës së emigrantëve.

MSF-ja vitin e kaluar nga institucionet e BE­së dhe nga vendet anëtare mori 56 milionë euro.

Në kumtesën e MSF-së theksohet se nuk do të marrin më të holla në shenjë proteste për shkak të “politikës së turpshme të frikësimit dhe orvatjeve të përforcuara që t’i kthejnë njerëzit nga bregu evropian”.

MSF-ja si shembull e theksoi marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë për pengimin e valës së refugjatëve.

Exit mobile version