Rasti i një vajze 22-vjeçare nga Armenia ka habitur mjekët. Satenik Kazaryan u shfaq në spital me dhimbje të tmerrshme që shkaktohen nga kristalet që nxjerr nga sytë.
“Isha tek dentisti dhe mu duk sikur më hyri pluhuri në sy. Kjo më lëndoi. Shkova tek oftalmologu dhe më dolën disa kristale nga sytë. Tani, jeta ime e përditshme është kthyer në makth”, tha ajo.
Në fillim, mori një trajtim që duket se e qetësoi por më vonë i dolën më shumë kristale dhe ilaçet nuk i bënin më efekt. Specialistët nuk arrinin ti besonin. Ata i kanë dërguar për analizë kristalet dhe nuk ka asnjë diagnozë.
Vajza është e shqetësuar se lotët e kristaltë mund të jenë shenjë e problemeve më serioze. Por fatkeqësisht nuk bën dot trajtime më të thelluara pasi familja është e varfër. /oranews/