Site icon Telegrafi

Mjekët nga Klinika Universitare e Frankfurtit do t’i trajnojnë mjekët nga Maqedonia

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë i përbërë nga ministrat e shëndetësisë, ekonomisë dhe financave, i udhëhequr nga zv. kryeministri, Koço Angjushev, realizuan takim në Frankfurt me ekip mjekësh dhe profesorë nga Klinika Universitare Johann Wolfgang Goethe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministrat dhe profesorët nga Klinika kanë biseduar rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit, posaçërisht në sferën e kirurgjisë kardiake dhe kardiologjisë.

Duke theksuar se në pjesën më të madhe pacientet nga Republika e Maqedonisë për intervenime më të ndërlikuara dërgohen jashtë, ministri i shëndetësisë, Filipçe, theksoi se në këtë mënyrë edhe pacientet pa nevojë mundohen, kurse në anën tjetër mjekët nuk mësojnë teknika të reja dhe moderne në sferën e kardiologjisë.

Gjithashtu, në takimin e sotëm u shikua mundësia që mjekët e nga fushat e shëndetësisë nga Maqedonia për një kohë të caktuar të shkojnë për edukimi në Klinikën e Frankfurtit, Gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version