Telegrafi

Mjekët në Spitalin e Mitrovicës i heqin një pacientit tumorin me peshë 15 kilogramë

Në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, një ekip mjekësh, i përbërë nga kirurgë dhe gjinekologë, kanë kryer me sukses një operacion të rrallë.

Pacientit të moshës 65 vjeçare, mjekët ia kanë larguar një masë tumorale me peshë rreth 15 kilogramë në vendin e ngjitjes se zorrëve për muri të barkut.

“Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile, nën përcjellje të vazhdueshme të mjekëve”, thuhet në njoftimin e bërë nga Spitali i Mitrovicës. /Telegrafi/