Telegrafi

Mjekët në Meksikë dyshohet se lëshuan certifikata të rreme, për njerëzit që mund të kenë vdekur nga coronavirusi

Prokurorët e Mexico City po hetojnë disa mjekë që dyshohet se lëshuan certifikata të rreme, për njerëzit që mund të kenë vdekur nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryetarja e qytetit, Claudia Sheinbaum, pohoi se mjekët ishin paguar për këto shërbime, pavarësisht nga fakti se certifikatat e vdekjes supozohet të jenë falas, por procesi i marrjes së tyre ndonjëherë mund të jetë i gjatë.

“Ata i shitën këto certifikata dhe nuk duhet ta kishin bërë”, tha Sheinbaum.

Raporti përfshinte në ngjarje të paktën një punonjës të qeverisë dhe rreth 10 mjekë, asnjë prej të cilëve nuk ishte punonjës i spitalit të qytetit, sipas saj.

Ekzistojnë dyshimet që mjekët mund të kenë nënshkruar disa shkaqe të tjera të vdekjes së pacientëve dhe jo nga COVID-19, për trupat që ata kurrë nuk i kishin parë apo edhe ekzaminuar – megjithëse arsyet mbeten ende të paqarta.

Disa thonë se të afërmit mund të kenë kërkuar t’i lirojnë më shpejt nga spitali, anëtarët e vdekur të familjes, dhe mund të kenë paguar për një certifikatë false për të shmangur stigmën sociale që sjell virusi. /Telegrafi/