Telegrafi

Mjekët në Brazil, po u kërkojnë grave të mos mbeten shtatzënë

Për shkak të virusit Zika, mjekët po kërkojnë që gratë të kenë kujdes dhe të mos mbesin shtatzënë për një kohë.

Kjo sëmundje që përhapet nga insektet, shkakton microcephaly, duke bërë që bebet të kenë kafkë gramatikisht të tkurrur.

Deri më tani, besohet se ky virus ka shkaktuar më se 2,700 raste tek fëmijët, prej kohës që është përhapur.

Në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, ky është quajtur si “rast i pashembullt dhe situatë e pashpjeguar nga shkenca”.

Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare, nëse përkohësisht duhet të ndalohen shtatzënësitë, por mjekët bëjnë alarm se duhet pasur kujdes, transmeton Telegrafi.