Site icon Telegrafi

Mjekët mendonin se ishte trashur nga konsumimi i tepërt i ushqimit, por mbetën të shokuar nga ajo çfarë i gjetën në bark (Foto/Video)

Kur Roger Logan filloi të shtojë në peshë, mjekët menduan se ai thjesht po e tepronte me ushqim. Megjithatë, ky 57-vjeçar në fakt kishte në bark një tumor që peshonte hiq më pak se 65 kilogramë.

Mjekët thonë se ky tumor i cili kishte filluar të rritet 12 vite më parë, ndoshta ka origjinën nga një qime që i është rritur përbrenda. Megjithatë, ai ishte rritur aq shumë, sa që me kalimin e kohës kishte formuar edhe sistemin e furnizimit me gjak, transmeton Telegrafi.

Logan pesë vitet e fundit i kishte kaluar në karrige, i paaftë që të lëviz dhe të shijoj në hobin e tij – peshkimin.

Pas depresionit që e kishte kapluar dhe një seri diagnozash të gabuara, gruaja e tij më në fund kishte arritur të gjej një specialist në Kaliforni, i cili kishte pranuar ta operojë.

Pavarësisht faktit se kishte vetëm pesëdhjetë për qind gjasa që t’i mbijetojë ndërhyrjes kirurgjikale, operacioni ishte i suksesshëm, kurse të enjten për herë të parë ka dalë të shëtis pas shumë vitesh i ‘kapur’ në karrige.

Tumori më i madh që ndonjëherë është rritur në trup të një njeriu, ka qenë i rëndë 121 kilogramë dhe gjendej në shpinën e një kinez. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version