Site icon Telegrafi

Mjekët mendonin se ajo do të lind binjakë për shkak të barkut të madh, por ajo solli në jetë një fëmijë gjigant (Foto)

Nëna Chrissy Corbitt ka sjellë në jetë një vajzë simpatike që peshon hiq më pak se gjashtë kilogramë, që i bie të jetë dy herë me e rëndë sesa një fëmijë normal.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në qendrën medicinale “Orange Park” në Florida, transmeton Telegrafi.

Kjo bebe është aq shumë e rritur, sa që vesh rroba që janë të dedikuara për foshnjat që kanë mbushur mbi nëntë muaj.

“Kur filloi mjeku të asistoj lindjen, i kam dëgjuar sesi të gjithë po qeshnin me mua. Filluan të bëjnë gjeste kinse sa e rëndë është foshnja, dhe kur më thanë se ajo peshon gjashtë kilogramë nuk mund të besoja. Më është dukur se kanë nxjerr nga barku im një fëmijë të madh”, ka deklaruar Chrissy për ABC News.

Bashkëshorti i saj Larry, kishte menduar që Kristë është duke pritur të lind binjakë, dhe për asnjë moment nuk ka menduar se do të jetë vetëm një fëmijë – por gjigant.

Chrissy ka lindur një javë para terminit të paraparë, kurse po të linte me kohë fëmija do të peshonte 6.4 kilogramë dhe do të futej në listën e fëmijës më të rëndë që ka lindur këtë vit në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version