Pacientja e paemëruar nga Connecticut e Shteteve të Bashkuara, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik, për largimin e tumorit prej 60 kilogramëve.
Gruaja 38-vjeçare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi nisi të shtoi shumë peshë, rreth pesë kilogramë për një javë, për dy javë rresht, transmeton Telegrafi.
Operimi ka zgjatur pesë orë, ndërsa është përfunduar me sukses nga angazhimi i 25 specialistëve shëndetësorë.
Tumori ishte bënin, por meqenëse ishte në një enë të rëndësishme gjaku, mjekët kishin frikë se mund të ketë komplikime me zemër. Në të njëjtën kohë, pacientja ishte edhe shumë e pashëndetshme, sepse tumori i kishte zënë një pjesë të sistemit tretës.
Patologët kanë nisur kërkimet gjenetike në këtë tumor, për të zbuluar arsyet që u rrit kaq shumë. /Telegrafi/