Një gruaje ishte thënë se kurrë nuk do të mund të mbetet shtatzënë pasi i ka dy vagina, por ndodhi mrekullia dhe ajo tani është shtatzënë dhe po pret të sjellë në jetë një djalë.
Krista Schëab e cila i ka dy vagina për asnjë moment nuk ishte dekurajuar dhe kishte vazhduar “rrugëtimin” e saj drejt arritjes së qëllimit të saj jetësor, edhe pse mjekët i kishin thënë kurrë nuk do të mbetet shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Ajo tani është në muajin e pestë të shtatzënisë, dhe po pret të sjellë në jetë një djalë.
“Për shumë vite unë dhe bashkëshorti im kemi qarë si fëmijë, jemi lutur dhe kemi ëndërruar të kemi një fëmijë”, ka deklaruar 32-vjeçarja.
Edhe pse qysh si fëmijë ishte paralajmëruar se ajo i ka dy vagina, ajo këtë e mësoi vetëm kur arriti moshën 30-vjeçare.
“Për shumë vite vazhdimisht kam shpenzuar shuma të majme në teste të ndryshme të shtatzënisë, por asnjë nga ata nuk më gëzoi. Por një ditë e pashë se rezultati ishte më ndryshe, dhe nga emocionet shpërtheva në lot”, ka shtuar Krista. /Telegrafi/