Mjekët e një spitali në Teksas të Shteteve të Bashkuara, kërkuan ndihëm e njësitit anti-bombë, për të larguar fishekzjarrin që kishte përfunduar në këmbën e një pacienti.
Fotografimi me rreze X, tregonte se mbi gjurin e 44-vjeçari të paidentifikuar ndodhej një mjet plasës, që mund të rrezikonte të gjithë në rast eksplodimi, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye, kirurgët e kanë bërë rastin publik, duke kërkuar ndihmë profesionale, pasi besonin se mund të jetë edhe ndonjë kërcënim terrorist.
Shkaku i rrethanave të komplikuara, të lënduarin e dërguan në një spital ushtarak në San Antonio, ku fillimisht e mbajtën në karantinë.
Kur u siguruan që fishekzjarri nuk do të ndizet, gjatë apo pas nxjerrjes, e caktuan edhe datën e intervenimit. Që gjithçka të shkonte në rregull, shmangën përdorimin e çdo mjeti të nxehtë.
Intervenimi është realizuar nën kontrollin e njohësve të predhave dhe kaloi pa eksplodim. Pacienti që qëndroi për dy javë nën kujdesin mjekësor, është lëshuar në shtëpi. /Telegrafi/