Pacientes ia kanë larguar cistin prej 22 kilogramësh, pasi për muaj të tërë mjekët i kërkuan të humbte peshë, teksa të huajt e pyesnin nëse është duke pritur binjakë.
Kayla Rahn nga Alabama e Shteteve të Bashkuara, për një kohë të gjatë ishte ankuar për gjendje të rënduar, dhimbje të pashpjegueshme dhe shtim në peshë, transmeton Telegrafi.
Madje, 30-vjeçares që ecte me vështirësi, i ndahej shpesh fryma dhe nganjëherë nuk mund t’i kryente as obligimet elementare.
Megjithëse kontrollohej vazhdimisht te mjeku, ajo merrte të vetmin udhëzim që ‘të humbte peshë’. “Provova për një vit që të dobësohem, por vetëm po shëndoshesha”, ka thënë Rahn, e cila kërkon që secili ta dëgjojë trupin e vet.
E lodhur nga kjo gjendje, ajo kërkoi që t’i bëhej një fotografim i thellë, kur edhe u vërejt që gjendja nuk është në rregull.
Pas intervenimit kirurgjik, asaj iu largua cisti prej 22 kilogramësh nga vezore, si pasojë e së cilit kishte vuajtur për një kohë të gjatë.
“Dukesha sikur jam shtatzënë në muajin e nëntë, madje mendonin se kam binjak”, kujton Rahn kohën e vështirë para operimit, që është realizuar me sukses dhe ia ka kthyer shëndetin në normalitet. /Telegrafi/