Telegrafi

Mjekët ia nxjerrin 15 gjilpërat në penis, të cilat ia kishte ngulur vetes për një arsye bizare (Foto)

Një burrë 35-vjeç është shtrirë në spital, pasi i kishte ngulur 15 gjilpëra të rrobaqepësisë në penisin e tij.

Ky burrë i kishte pasur gjilpërat brenda penisit për më shumë se një vit, por së fundmi është shtrirë në spital pasi kishte dhimbje të mëdha dhe gjakderdhje gjatë urinimit, transmeton Telegrafi.

Mjekëve u janë nevojitur një orë e gjysmë që t’ia heqin gjilpërat nga penisi. HuaShuang Morninr Post, kishte raportuar se ky burrë ishte pranuar në spitalin ushtarak Shenyang në provincën kineze Liaoning më 20 qershor.

15 gjilpërat e ngulura thellë në penis, ishin të masave të ndryshme nga 5 deri në 10 centimetra. Ai ka pranuar se këto gjilpëra i kishte ngulur në organin gjenital qysh para një viti.

Por, është interesant fakti se si këto gjilpëra i kishte ngulur me vetë dëshirë, pasi disa miq i kishin thënë se me kalimin e kohës ato do t’i ndihmojnë gjatë marrëdhënieve seksuale. /Telegrafi/