Luis Ortiz nga California ka shpëtuar falë një ndërhyrje emergjente që hoqi shiritin brenda kafkës së tij.
26-vjeçari ishte paraqitur në spital pas një dhimbjeje të fortë koke. Skaneri në kokë zbuloi se një “krimb” jetonte brenda trurit të tij dhe ky ishte shkaku i dhimbjeve.
Doktorët i thanë se atij i kishte mbetur dhe 30 minuta jetë dhe sa duhet të kryenin një ndërhyrje të menjëhershme për heqjen e “krimbit”.
Doktorët thonë se Ortiz ishte me fat që shkoi në spital.
“Krimbi” parazit kishte formuar një kist që bllokonte ujin në trurin e Ortiz, gjë e cila mund të kishte qenë fatale për të.