Një grup mjekësh kanë raportuar një rast të çuditshëm, në të cilin janë detyruar të nxjerrin mbi 450 objekte të vogla metalike nga stomaku i një 37-vjeçari.
Mbi gati tre kilogramë vida, ‘arra’ metalike, çelësa, pllaka dhe ‘pjesë të tjera metalike’ si dhe gurë u gjetën përfundimisht në brendësinë e pacientit, transmeton Telegrafi.
Rëntgenografitë befasuese tregojnë masën e metalit që bllokon daljen e stomakut të burrit, gjë që i shkaktonte dhimbje kronike në stomak dhe të vjella të shpeshta që e lanë atë të paaftë për të ngrënë apo pirë.
Mjekët nga qyteti iranian Ahvaz, pranë kufirit të vendit me Irakun, të cilët raportuan rastin thanë se pacienti përfundimisht u diagnostikua me psikozë, një gjendje mendore ku një person humb lidhjen me realitetin.
Duke e dokumentuar rastin në Journal of Medical Case Reports, mjekët thanë se besonin se pacienti kishte gëlltitur koleksionin metalik për të paktën tre muaj.
Mjekët e futën burrin në sallën e operacionit dhe, nëpërmjet një prerjeje në stomak, nxorën gjithsej 452 ‘vida, arra, çelësa, gurë dhe pjesë të tjera metalike’ me peshë 2.9 kilogramë. /Telegrafi/