Site icon Telegrafi

Mjekët holandezë sot dhe nesër në QKUK

Prof. Gertjan Kaspers, Onkolog Pediatrik, Drejtor i Akademisë së Qendrës Princesha Maxima në Holandë dhe Dr. Martine van Grotel do të qëndrojnë sot dhe nesër në Prishtinë.

Ata kanë ardhur për të punuar dhe për të shkëmbyer njohuritë dhe ekspertizën e tyre me mjekët e departamentit të Hemato-Onkologjisë Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kaspers që nga fillimi është Ambasador i “Care for Kosovo Kids” me ndihmën e të cilit Kosova është bërë pjesë e Outreach Program të Qendrës Princesha Maxima, qendra më e madhe onkologjike pediatrike në Evropë.

Prof. Gertjan Kaspers është i njohur për trajtimin e fëmijëve të diagnostikuar me kancer./KP/

Exit mobile version