Telegrafi

Mjekët e zbulojnë “fytyrën” në testisin e një pacienti

"Ishte thuajse një vepër artistike që reflektonte nga testiset e pacientit” tha Dr. Naji Touma, profesor asistent i urologjisë në Queen’s University. ‘Ka qenë një zbulim zbavitës.’
Përkundër këtij imazhi, Touma nuk mendon se ka ndonjë ndërhyrje hyjnore.
‘Është koincidencë e pastër. Menjëherë menduam kështu, edhe pse dikush mund ta sheh këtë sikurse ta shihte Virgjëreshën Maria në tost ..,. por nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.’

Për fat të mirë për pacientin, i paralizuar 45 vjeçar, masa ishte beninje, ndërsa që mjeket e hiqen testisin pa kuruar komplikimi. Rasti u publikua në revistën Urology, me titullin, Fytyra e dhembjes testikulare: Zbulim befasues me ultrazë.

Touma tha se ishte vetëm hija që u reflektua në imazhin e testisit, duke e krijuar “fytyrën” që në një masë i përngjan pikturës së famshme të Edvard Munch, The Scream (klithma).
Ndonëse pacientit ju tregua për këtë imazh, Touma tha se nuk i bënte fort për të, për shkak se ai ishte i përqendruar në shëndetin e tij.

"Mendoj se pacienti u çlirua kur kuptoj se nuk ka kancer, e kur i treguam (për fytyrën), nuk tregoj ndonjë interesim për detajet e ultrazërit. /Telegrafi/