Telegrafi

Mjekët e shpëtojnë djaloshin, trupi i të cilit ishte shpuar nga një shufër metalike

Mrekullisht, dhjetëvjeçari që është shpuar nga armatura, nuk e ka lënduar asnjë organ vital.

Maja e metalit i ka hyrë në shpinë dhe ka dalë nga pjesa e lartë e këmbës, duke mos e prekur shtyllën kurrizore, për vetëm disa milimetra.

Për disa orë me radhë, mjekët e një spitali në Uttar Pradesh të Indisë, janë munduar të ia nxjerrin këtë mjet të fortë.

Për fat të mirë, Aman tani është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa po merr vetën, pa asnjë komplikim shëndetësor, transmeton Telegrafi.