Site icon Telegrafi

Mjekët e Parisit japin alarmin, paralajmërojnë për mbingarkesë katastrofike të rasteve me COVID-19

Mjekët e kujdesit kritik në Paris thonë se infeksionet e coronavirusit mund të mbingarkojnë shpejt aftësinë e tyre për t’u kujdesur për të sëmurët në spitalet e kryeqytetit francez, duke i detyruar ata të zgjedhin se cilët pacientë kanë “përparësi për tu trajtuar”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, paralajmërimi u dha të dielën në një opinion gazete të nënshkruar nga 41 mjekë të rajonit të Parisit.

Botuar nga gazeta Le Journal du Dimanche, një paralajmërim i tillë vjen ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ka mbrojtur me forcë vendimin e tij për të mos bllokuar plotësisht Francën përsëri siç bëri vitin e kaluar.

Që nga janari, qeveria e Macron në vend të kësaj ka vendosur një “shtetrrethim” brenda natës në të gjithë vendin dhe e ndoqi atë me kufizime të tjera.

Por me rritjen e infeksioneve të coronavirusit dhe me spitalet që gjithnjë e më shumë po mbushin shtretërit e kujdesit intensiv, mjekët kanë rritur presionin për një bllokim të plotë francez.

Mjekët e rajonit të Parisit, të cilët shkruan në Le Journal du Dimanche thanë: “Ne kurrë nuk e kemi njohur një situatë të tillë, madje edhe gjatë sulmeve më të këqija (terroriste)” që shënjestruan kryeqytetin francez, veçanërisht sulmet në nëntor 2015 ku u vranë 130 njerëz dhe mbushën pavijonet e urgjencës në Paris me të plagosur”.

Sipas France24, një grup tjetër prej nëntë mjekësh të kujdesit kritik që shkruajnë në gazetën Le Monde gjithashtu paralajmëruan se njësitë e kujdesit intensiv në Paris mund të duhet të refuzojnë pacientët.

Ndryshe, Macron mbetet i vendosur për mos bllokimin e Francës përsëri këtë vit, si disa vende të tjera evropiane – edhe pse vendi tani numëron më shumë se 94,400 të vdekur.

Vetëm të Shtunën, Franca regjistroi një shtesë prej 42,619 infeksionesh gjatë 24 orëve të mëparshme – disa herë më shumë se objektivi i 5,000 rasteve ditore që Macron vendosi në fund të vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version