Site icon Telegrafi

Mjekët e Ohrit shfajësojnë veten në rastin e abortit të një paciente, për shkak të mungesë së ilaçeve

“Tek pacientja Buljana Trajkoska, e cila ditën e hënë kishte abort spontan në muajin e pestë të shtatëzënisë, gjatë vendosjes në spital është mjekuar me gjithë rregullat mjekësore dhe protokolin e spitalit”. Kështu thuhet në raportin e Komisionit tre anëtarësh që Siptali i Shtipit e formoi për ta hetuar rastin, për shkak se familja e pacientes akuzoi se ajo e ka humbur foshnjen për shkak të gabimeve mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raportin e spitalit nuk përmendet se ai kanë poseduar të gjitha medikamentet e nevojshme për mjekim të pacientes, përderisa burri i pacientes theksoi se në momente kritike i është thënë se vetë duhet t’i sigurojë ilaçet e nevojshme.

Burri i pacientes u shpreh se nuk do të dorëzohet në hetim deri sa të zbulojë të vërtetën./Telegrafi/

Lexo po ashtu Humb foshnjen një shtatzënë në Ohër, Spitali nuk ka pasur ilaçe
Exit mobile version